Home LAJME Aksident trafiku në magjistralen Suharekë-Prizren, lëndohen tre policë

Aksident trafiku në magjistralen Suharekë-Prizren, lëndohen tre policë

0
Aksident trafiku në magjistralen Suharekë-Prizren, lëndohen tre policë
Foto: Ilustrim

Sot rreth orës 06:46 në magjistralen Suharekë-Prizren, ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë dy vetura civile.

Sipas njoftimit të policisë, në njërën veturë kanë qenë të pranishëm tre zyrtar policor të Stacionit Policor Prizren Veri, të cilët dhe kanë pësuar lëndime trupore jashtë rrezikut për jetë derisa nga pala tjetër nuk kishte të lënduar.

Njoftimi i plotë:

Aksident trafiku në magjistralen Suharekë Prizren, tre policë të lënduar Prizren,

31 korrik 2023

Sot me datë 31.07.2023 rreth orës 06:46 policia ka marr informatën se ka ndodhur një aksident trafiku në magjistralen Suharekë-Prizren, konkretisht në fshatin Grejkovcë. Në aksident janë të përfshirë dy vetura civile. Në njërën veturë civile kanë qenë tre zyrtar policor të Stacionit Policor Prizren Veri, të cilët me uniform por me automjet privat ishin rrugës për në punë, për të marr detyrën. Si pasoj e aksidentit tre zyrtarët policor kanë pësuar lëndime trupore, njëri nga ata lëndime të rënda por jashtë rrezikut për jetë, ndërsa nga pala tjetër nuk kishte të lënduar. Policia ka bërë shikimin e vendit të ngjarjes ndërsa të lënduarit janë dërguar në spitalin rajonal të Prizrenit, ku njëri prej të lënduarve që ka lëndime të rënda do të qëndroj në Spital për trajtim të mëtutjeshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here