LAJME

Aksident trafiku në afërsi të stacionit të autobusëve në Prizren

Aksident trafiku në afërsi të stacionit të autobusëve në Prizren
TV Prizreni
TV Prizreni
21 Korrik 2022, 11:12

Pak para orës 09:00 të ditës së sotme, në afërsi të stacionit të autobusëve në Prizren, ka nodhur një aksident trafiku mes një motoçiklete dhe një veture, na njoftojnë qytetarë, të cilët na kanë dërguar dhe fotografi nga vendi i ngjarjes.

Sipas tyre, ka të lënduar nga ky aksident, por nuk dihet se a kanë pësuar lëndime të rënda apo të lehta të involvuarit në këtë aksident.

Në vendngjarje ka dalur policia, e cila po merret me mbikqyrjen e rastit.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika