LAJME

Aksident tek kryqëzimi i fshatit Gelancë– Suharekë, lëndohen tre persona

Aksident tek kryqëzimi i fshatit Gelancë– Suharekë, lëndohen tre persona
TV Prizreni
TV Prizreni
8 Qershor 2022, 08:27

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 13:30 në magjistralen Prizren – Suharekë, saktësisht te kryqëzimi i fshatit Gelancë, ku si pasojë tre persona kanë mbetur të lënduar..

Burimet bëjnë të ditur se deri te aksidenti ka ardhur si pasojë e mos mbajtjes së distancës së mjaftueshme ndërmjet veturave.

Si pasojë e lëndimeve të marra, dy shoferët e veturave dhe një pasagjer janë dërguar në Emergjencën e Spitalit të Prizrenit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Burimet e Sinjali brenda Emergjencës bëjnë të ditur se gjendja e tyre shëndetësore është stabile dhe të njëjtit janë jashtë rrezikut për jetë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika