Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në fshatin Shirokë të Suharekës, ku janë përplasur dy automjete, një Volkswagen Polo me targa të Kosovës dhe një Mercedes me targa të Gjermanisë.
Sipas informatave fillestare të siguruara nga Telegrafi, ka persona të lënduar si pasojë e këtij aksidenti dhe janë dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit për trajtim mjekësor.





