LAJME

Aksident në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë, lëndohen tre persona

Aksident në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë, lëndohen tre persona
TV Prizreni
TV Prizreni
19 Nëntor 2023, 18:59

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë (Gjurgjicë) gjatë mbrëmjes të së dielës.

Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi i cili bëri të ditur se në këtë aksident janë përfshirë tri vetura.

“Pak para orës 18:00, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë (Gjurgjicë). Në aksident janë përfshirë tri vetura. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime. “, tha Krasniqi.

Ai tha se njësia policore është duke u marrë me aksidentin./RTK/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika