Pesë persona janë lënduar, në mesin e tyre dy fëmijë, në një aksident që ka ndodhur sot në mesditë në Rrugën e Kombit afër Milotit. Të lënduarit janë nga Kosova dhe janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë, njoftojnë mediet shqiptare.
Raportohet se aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 13:00 në afërsi të Milotit, ku u përplasën një automjet tip ‘Golf 6’ dhe një furistradë “Mercedes Benz”’.





