LAJME

Aksident në Prizren, lëndohen pesë persona

Aksident në Prizren, lëndohen pesë persona
TV Prizreni
TV Prizreni
12 Shkurt 2021, 13:05

Pesë persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur dje në Prizren në orët e pasdites.

Policia përmes raporti 24 orësh ka njoftuar se deri të aksidenti ka ardhë pasi që i dyshuari derisa ishte duke drejtuar veturën, për shkak të mospërshtatjes se shpejtësisë me kushtet e rrugës, humb kontrollin mbi veturën dhe aksidentohet.

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar përderisa ishte duke drejtuar veturën, për shkak të mospërshtatjes se shpejtësisë me kushtet e rrugës, humb kontrollin mbi veturën dhe aksidentohet. Si pasoj e aksidentit drejtuesi dhe katër pasagjere të gjithë kosovarë pësojnë lëndime trupore dhe të njëjtit dërgohet për tretman mjekësor ne Spitalin e Prizrenit ku njeri prej tyre hospitalizohet ndërsa të tjerët lirohen”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë./

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika