LAJME

Aksident në Klinë, humb jetën një kadet i Policisë [foto]

Aksident në Klinë, humb jetën një kadet i Policisë [foto]
TV Prizreni
TV Prizreni
21 Nëntor 2022, 10:48

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 06:50 në fshatin Jashanicë të komunës së Klinës.
Si pasojë e këtij aksidenti, një person ka humbur jetën.Lajmin ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi

“Rreth orës 06:50 Policia ka marrë informatën për një aksident në fshatin Jashanicë të komunës së Klinës. Menjëherë në vendngjarje kanë dalë njësiti policor dhe autoambulanca. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e një personi”, ka thënë Gashi.

Telegrafi ka mësuar se viktima ishte rreth 30 vjeç dhe i njëjti kishte qenë pjesë e akademisë policore.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika