LAJME

Aksident në autostradën `Ibrahim Rugova`, humb jetën një person

Aksident në autostradën `Ibrahim Rugova`, humb jetën një person
TV Prizreni
TV Prizreni
5 Mars 2023, 08:54

Mbrëmë në orën 21:45 në autostradën “Ibrahim Rugova” në hyrje-daljen Mazgit-Fushë Kosovë ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Si pasojë e këtij akisdenti një person (femër) e ka humbur jetën, derisa 4 persona të tjerë kanë marrë lëndime trupore. Të përfshirë në këtë aksident kanë qenë dy automjete.

“Më datën 04.03.2023 rreth orës 21:45 në Autostradën Ibrahim Rugova në hyrje-dalje Mazgit-Fushë Kosovë është shkaktuar një aksident trafiku me fatalitet, ku raportohet se një person (femer) ka humbur jetën dhe 4 persona të tjerë kanë marrë lëndime trupore. Te involvuara në këtë aksident janë dy automjete. Në vend ngjarje ka dalë njësia e hetimeve, drejtori i divizionit rrugor të PK-së dhe është njoftuar prokurori kujdestar i cili ka dalë po ashtu në vendngjarje dhe hetimet për të identifikuar shkaqet e këtij aksidenti janë duke u kryer nga kompetentet”, thuhet në njoftimin e policisë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika