LAJME

Aksident mes tri veturave në hyrje të Suharekës- tre persona mbesin të lënduar

Aksident mes tri veturave në hyrje të Suharekës- tre persona mbesin të lënduar
TV Prizreni
TV Prizreni
11 Mars 2024, 19:52

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti, ku u përfshin tri vetura në Suharekë.

Rastin ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi i cili bëri të ditur se aksidenti ka ndodhur në hyrje të Suharekës.

“Rreth orës 17:40 eshte raportuar për një aksident trafiku ne hyrej te Suharekës. Në aksident janë përfshirë tre vetura. Përveç dëmeve materiale së paku tre persona kanë marr lëndime trupore”, thuhet tutje në konfirmim.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika