LAJME

Aksident mes pesë veturave në rrugën Gjakovë – Prizren, lëndohen tre persona

Aksident mes pesë veturave në rrugën Gjakovë – Prizren, lëndohen tre persona
TV Prizreni
TV Prizreni
20 Prill 2025, 19:15

Tre persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku në fshatin Bishtazhin, përgjatë rrugës Gjakovë-Prizren, në të cilin u përfshinë pesë vetura.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar Sheremet Elezaj, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës.

Tre personat e lënduar, sipas tij, pas trajtimit mjekësor janë liruar për në shtëpi.

“Rreth orës 15:20, në fshatin Bishtazhin (rruga Gjakovë-Prizren), ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë pesë automjete. Përveç dëmeve materiale, tre persona janë dërguar për trajtim mjekësor. Pas marrjes së trajtimit të nevojshëm, ata janë liruar për në shtëpi”- tha ai.

Ndërsa tani rasti është duke u trajtuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor./Kallxo.com/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika