Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 10:30 në rrethrrotullimin në dalje të Prishtinës. Në këtë përplasje janë përfshirë tri automjete (2 vetura dhe një autobus), ku për pasojë kanë mbetur të lënduar dy persona.
Lajmin për GazetaBlic e ka konfirmuar edhe zëdhënëja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
Aksident mes një autobusi dhe dy veturave në Prishtinë, 2 të lënduar

“Sot rreth orës 10:30 në rrethrrotullimin që gjendet në dalje të Prishtinës, në drejtim te Fushë Kosovës ka ndodhur një aksident trafiku në mes të tri automjeteve (dy vetura dhe nje autobus). Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti./GazetaBlic
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Të martën protestohet para ndërtesës së OKB’së në New York në mbështetje të ish-krerëve të UÇK’së

Përleshje mes katër personave në Prizren, lëndohet një zyrtar policor

Kapiteni i Policisë së Kosovës përfundon me sukses Akademinë Kombëtare të FBI-së

