LAJME

Aksident mes dy veturave në magjistralen Gjakovë – Prizren, dy të lënduar

Aksident mes dy veturave në magjistralen Gjakovë – Prizren, dy të lënduar
TV Prizreni
TV Prizreni
28 Maj 2026, 15:53

Rreth orës 14:20, në rrugën magjistrale Gjakovë-Prizren, në fshatin Rogovë, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve, ku si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona.

Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor është duke e hetuar rastin deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.

Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi.

“Rreth orës 14:20, në rrugën magjistrale Gjakovë-Prizren në fshatin Rogovë, është raportuar për një aksident trafiku mes dy automjeteve. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe i ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme. Sipas informatave fillestare, deri më tani si pasojë e aksidentit janë raportuar dy persona të lënduar. Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor është duke e hetuar rastin deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti”, tha ajo.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika