LAJME

Aksident mes 8 veturave në Zhur të Prizrenit, tre persona të lënduar

Aksident mes 8 veturave në Zhur të Prizrenit, tre persona të lënduar
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Shtator 2025, 17:57

Tre persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident mes tetë veturave të ndodhur në kilometrin e dytë të rrugës Zhur-Prizren, në drejtim të pikëkalimit kufitar të Vërmicës.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Sipas raportimeve te deritashme ju njoftoj se në kilometrin e dytë (fshati Zhur – Prizren), në drejtim të Pikëkalimit kufitar Vermicë, si pasojë e një aksidenti me tetë vetura rru është bllokuar përkohësisht.

Tre persona raportohet se kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për trajtim mjekësor. Automjetet janë duke shfrytëzuar rrugët alternative. Apelojmë tek të gjithë shoferët, qe gjatë vozitjes të respektojnë rregullat e trafikut, të zvogëlojnë shpejtësinë, dhe të tregojnë kujdes të shtuar për sigurinë e tyre dhe të tjerëve”, tha Hoxha.

Foto: Arkiv

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika