LAJME

Aksident me fatalitet në Fushë Kosovë, humb jetën një 30 vjeçar nga Suhareka

Aksident me fatalitet në Fushë Kosovë, humb jetën një 30 vjeçar nga Suhareka
TV Prizreni
TV Prizreni
11 Nëntor 2025, 10:59

Një aksident me fatalitet ka ndodhur rreth orës 01:00 në dalje të autostradës në Bresje – Fushë Kosovë.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi i cili njoftoi se në këtë aksident e përfshirë ka qenë një veturë.

“Ekipi mjekësor ka konstatuar se i njëjti është pa shenja jete. Policia është marrë me procedurat në vendngjarje”, tha Bajrami.

Viktimë e këtij aksidenti tragjik është i riu Mentor Zmajlaj, nga Suhareka.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika