Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë në fshatin Korishë të Prizrenit, ku një veturë ka goditur një biçiklist. I dyshuari që lëvizte me veturë, sipas burimeve është një 16-vjeçar.
Aksidenti ka ndodhur në orën 19:00, kur i mituri ka goditur biçiklistin 37-vjeçar, i cili ka pësuar lëndime të rënda trupore.





