LAJME

Aksident i rëndë në tunelin e Kalimashit, humbin jetën 2 persona nga Kosova

Aksident i rëndë në tunelin e Kalimashit, humbin jetën 2 persona nga Kosova
TV Prizreni
TV Prizreni
18 Tetor 2023, 20:02

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në tunelin e Kalimashit, ku për pasojë kanë humbur jetën 2 persona, ndërsa 3 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Në lidhje me aksidentin e ndodhur në tunelin e Kalimashit, ku u përfshinë në një aksident rrugor automjetet tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. B., banues në Tropojë; automjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin I.L., banues në Kosovë, dhe autoboti me drejtues shtetasin Sh. S., banues në Kosovë, ju informojmë se shtetasit që kanë humbur jetën janë S. O., 58 vjeç, dhe N. O., 45 vjeç, banues në Kosovë, pasagjerë në automjetin tip “Ford”.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit dhe dokumentin ligjor të kësaj ngjarjeje.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika