Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak momentesh në Prizren, ku një person është goditur nga një automjet, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali ka siguruar pamje nga ky aksident, ku shihet një person i shtrirë në tokë.
Nga pamjet e dërguara nga Sinjalizuesit, nuk shihet ende prezenca e Policisë apo autoambulancës.
Sinjali ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës, por deri në këtë moment nuk kanë kthyer përgjigje./GazetaSinjali/