Një person ka vdekur sot me 02.03.2025 si pasojë e një vetë-aksidenti në fshatin Llazicë të Malishevës, në rrugën Prishtinë – Pejë.
Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Ai ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:55, ku dyshohet se drejtuesi i veturës ka humbur kontrollin dhe është vetë-aksidentuar.





