Një aksident i rëndë është regjistruar në Kukës mëngjesin e sotëm, rreth orës 09:20, në vendin e quajtur “Ura e Topojanit”.
Policia bën me dije se shtetasi A. I., 46 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Mitsubishi”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.





