Një aksident i rëndë trafiku është regjistruar pasditen e së shtunës, rreth orës 18:15, në rrugën “Besim Shala” në fshatin Grazhdanik të Prizrenit.
Sipas njoftimit nga Policia e Kosovës, në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe lëndime serioze trupore.
Ngasësi i motoçikletës dhe një pasagjer në veturë kanë pësuar lëndime si pasojë e përplasjes. Për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, motoçiklisti është dërguar urgjentisht në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë për trajtim të specializuar. Sipas mjekut kujdestar të emergjencës në Spitalin e Prizrenit, gjendja e tij është e rëndë.





