LAJME

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, lëndohen tre persona

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, lëndohen tre persona
TV Prizreni
TV Prizreni
25 Gusht 2024, 13:17

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtim Suharekë – Prizren.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.

Krasniqi ka thënë se nga ky aksident tre persona kanë pësuar lëndime.

“Rreth orës 08:10, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë drejtimi Suharekë-Prizren. Në aksident janë përfshirë tri automjete. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësia policore e autostradës është marrë me rastin”, tha Krasniqi./Telegrafi/

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika