LAJME

Aksident fatal në rrugën Gjakovë–Prizren, humb jetën një 81-vjeçar

Aksident fatal në rrugën Gjakovë–Prizren, humb jetën një 81-vjeçar
TV Prizreni
TV Prizreni
24 Janar 2026, 15:43

Një aksident trafiku me pasojë vdekje ka ndodhur sot rreth orës 13:25 në dalje të qytetit të Gjakovës, në rrugën Gjakovë–Prizren, konkretisht në rrugën “Dah Polloshka”.

Njësitet e zjarrfikësve dhe ekipet emergjente kanë intervenuar në vendin e ngjarjes, ku është tërhequr një person pa shenja jete. Viktima ishte drejtues i automjetit, mashkull rreth 81 vjeç.

Policia e Kosovës ka njoftuar se Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor është duke zhvilluar hetime, ndërsa në koordinim me prokurorin e shtetit është iniciuar rasti “Hetim i vdekjes” dhe trupi i pajetë është dërguar për ekzaminim mjeko-ligjor.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika