LAJME

Aksident edhe në Sallagrazhdë të Suharekës, lëndohet rëndë motoçiklisti, fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetë

Aksident edhe në Sallagrazhdë të Suharekës, lëndohet rëndë motoçiklisti, fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetë
TV Prizreni
TV Prizreni
23 Mars 2026, 18:57

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e së hënës në fshatin Sallagrazhdë, në komunën e Suharekës, ku është lënduar rëndë një motoçiklist.

Sipas informacioneve zyrtare, ngjarja ka ndodhur më 23 mars 2026, rreth orës 16:26, dhe ka përfshirë një veturë me targa vendore dhe një motoçikletë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka konfirmuar rastin dhe ka bërë të ditur se motoçiklisti ka pësuar lëndime të rënda, kryesisht në kokë.

Ai fillimisht ka marrë trajtim në Emergjencën e Suharekës, ndërsa më pas është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren për trajtim të mëtejshëm mjekësor.

Sipas të dhënave fillestare, i lënduari, me inicialet N.T., rreth 30 vjeç, ndodhet në gjendje stabile dhe jashtë rrezikut për jetën.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë rrethanat e aksidentit.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika