- Reklama -

AKR e Behgjet Pacollit më në fund gjen “qetësi”, garon bashkë me LDK në zgjedhje?

Aleanca Kosova e Re që drejtohet nga Behgjet Pacolli, ka arritur ujdi që në zgjedhjet që shpejt pritet të shpallen të garojnë bashkë me Lidhjen Demokratike të Kosovës.Këtë e kanë konfirmuar burime të Gazeta Blic në kushtet anonimiteti, e që sipas këtyre burime është çështje ditësh kur ky koalicion parazgjedhor pritet të formalizohet.“Kemi marrëveshje me LDK-në së paku në listën e përbashkët do t`i kemi dhjetë kandidatë në listën për deputet të Kuvendit të Kosovës”, kanë thënë burime të gazetës Blic.

Sipas këtyre burime garës për deputet do t`i hyj sërish Behgjet Pacolli bashkë me deputeten aktuale të këtij subjekti politikë Mirlinda Sopi Krasniqi.” Jetlir Zyberaj është emër i ri në listën e AKR-së e që aty nuk përjashtohen mundësitë që të jetë edhe Fatmir Matoshi, Islam Pacolli dhe figura të tjera të AKR-së”, kanë treguar këto burime.Gazeta Blic ka provuar të marrë një përgjigje nga Lidhja Demokratike e Kosovës për këtë por që askush nga ta nuk kanë qenë në gjendje të japin një përgjigje për këtë.

- Reklama -

Arsyetimi është se këtë “ekskluzivitet” do ta bëjnë publike vet Isa Mustafa, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli.Nga Aleanca Kosovare e Re nuk e kanë nuk e kanë mohuar se janë afër marrëveshjes me Lidhjen Demokratike të Kosovës për koalicion parazgjedhor.
Fatmir Matoshi, anëtar i Kryesisë së këtij subjekti politik ka thënë për Gazeta Blic, se tash e disa kohë ka negociata me LDK për arritjen e marrëveshjes, të garojnë bashkë në zgjedhjet që shumë shpejt pritet të caktohen nga ushtruesja e detyrës së presidentit Vjosa Osmani.“Duke biseduar jemi me LDK-në, nëse mbërrimë me bë marrëveshje. Por akoma nuk kemi bërë marrëveshje. Kurdo që arrijmë të përfundojmë marrëveshjen do të diskutohet edhe për listën e deputetëve, mirëpo tani ende nuk ka diçka”, ka thënë ai.Në rast se kjo marrëveshje do të bëhet publike shpejt, atëherë i bie që ky është koalicioni i parë parazgjedhor ndërmjet dy subjkteve politike LDK e AKR.Gjithçka që dihet deri tani është se bazuar në deklaratat publike të zyrtarëve të PDK , ky subjekt politikë do të garoj e vetme në këto zgjedhje.E vetme deri tani do të garoj edhe NISMA Socialdemokrate që drejtohet nga Fatmir Limaj, ani pse ka pasur disa herë takime e bisedime që të shkojnë në zgjedhje bashkë më PDK, por që deri në këto momente nuk ka lëvizje në këtë drejtim.Mbetet e pa qartë nëse Lëvizja Vetëvendosje do të garoj bashkë me Iniciativën e Vjosa Osmanit apo në zgjedhjet nacionale VV do të garoj e vetme. Gazeta Blic

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort