Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) ka njoftuar se do të jetë partner në projektin “Kosovo Energy Project”, një investim mbi 8 milionë euro nga Gjermania dhe Danimarka, që do të implementohet deri në vitin 2028.
Sipas AKK-së, projekti synon të mbështesë komunat në tranzicionin drejt energjisë së pastër dhe sjell përfitime të drejtpërdrejta për infrastrukturën lokale dhe efikasitetin e energjisë.
Nga ky projekt, thuhet se komunat e Kosovës do të përfitojnë:
Hartimin dhe zbatimin e planeve moderne të energjisë dhe klimës (MECAP) me asistencë teknike dhe softuer profesional.
Ngritjen e kapaciteteve të stafit komunal në standardet e eficiencës energjetike.
Mekanizma të rinj financiarë për investime në ndërtesa publike dhe objekte kolektive, në bashkëpunim me KEEF.
Integrim të teknologjive solare dhe masave të eficiencës në infrastrukturën komunale.
Promovimin e përfshirjes së grave në sektorin e energjisë përmes trajnimeve dhe programeve praktike.
“Roli i AKK-së në këtë projekt do të përfshijë koordinimin, mbështetjen teknike dhe shkëmbimin e përvojave ndërmjet komunave. Ky investim konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt energjisë së pastër, kostove më të ulëta dhe komunave më të qëndrueshme në të gjithë Kosovën” – thekson AKK.
Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.