LAJME

Akil Gjakovës i ndalohet t’i afrohet gruas në distancë prej 50 metrash

Akil Gjakovës i ndalohet t’i afrohet gruas në distancë prej 50 metrash
TV Prizreni
TV Prizreni
19 Prill 2024, 17:16

Xhudistit Akil Gjakova i është ndaluar t’i afrohet gruas në distancë prej 50 metrash, ka vendosur Gjykata Themelore në Pejë të premten.

Gjykata ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për t’i caktuar masën e paraburgimit Akil Gjakovës.

Në rast të mosrespektimit të kësaj mase, Gjykata ka thënë se do t’ia caktojë masën e paraburgimit Akil Gjakovës, i cili akuzohet për “dhunë në familje”:

“Pasi pala e dëmtuar të njoftohet me aktvendim edhe ajo duhet të respektoj vendimin e gjykatës dhe nëse qëllimisht cenon kufizimet që i ka i pandehuri, gjykata mund t’a dënojë personin e mbrojtur me gjobë. Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit”, thuhet në vendimin e Gjykatës.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika