SPORT

Akil Gjakova shkon në gjysmëfinale të Lojërave Mesdhetare, i afrohet medaljes

Akil Gjakova shkon në gjysmëfinale të Lojërave Mesdhetare, i afrohet medaljes
TV Prizreni
TV Prizreni
30 Qershor 2022, 13:02

Akil Gjakova është kualifikuar në gjysmëfinale të Lojërave Mesdhetare.

Garuesi kosovar ia doli ta mposht në çerekfinale grekun Michail Tsoutlasvili, në evenimentin që po mbahet në Oran të Algjerisë, shkruan “Gazeta Express”.

Gjakova e kaloi rrethin e parë në kategorinë deri në 73 kilogramë pa luftë, ndërsa në atë të dytë e mposhti grekun me ippon.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Kështu, ai bëhet gjysmëfinalisti i parë dhe i afrohet medaljes në “Oran 2022”.

Paraprakisht, sot u eliminua Arbër Kullashi në rundin e parë në kategorinë deri në 81 kilogramë.

Ndërsa, sot do të garojë edhe Laura Fazliu në kategorinë deri në 62 kilogramë. /Gazeta Express/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika