- Reklama -

Akil Gjakova fitoi medaljen e argjendtë në Paris

Xhudisti Akil Gjakova ka marrë medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit.

Sipas njoftimit nga Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) i datës 01.02.2025, xhudisti nga Kosova shënoi katër fitore, por fati nuk ishte me të në finalen ndaj xhudistit të Uzbekistanit, Shakhram Amadov.

- Reklama -

“Medalja e argjendtë është sukses tejet i madh për Akilin, që sot shkëlqeu para dhjetëra mijëra shikuesve. Urime kampion” – ka uruar KOK.

Ndërsa, Federata e Xhudos në Kosovë ka treguar se në xhiron e parë Gjakova ishte i lirë, në xhiron e dytë ai mposhti me Ippon francezin Peter Jean.

Me Ippon e ka mposhtur në xhiron e tretë xhudistin japonez, Shusuke Uchimara. Kurse, në çerekfinale mposhti me yuko, garuesin nga Azerbejxhani, Rashid Mammadaliyev.

Në gjysëmfinale ai mposhti me Wazaari, garuesin nga Italia, Manuel Lombardo.

Fitores së argjendtë të Akilit i ka paraprirë fitorja e bronztë e xhudistes Distria Krasniqi.

Sipas njoftimit të Federatës së Xhudos në Kosovë të datës 01.02.2025, Krasniqi në fitoren e saj ka treguar forcë dhe teknikë të jashtëzakonshme.

Krasniqi ka fituar katër medalje në Grand Slamin e Parisit ndër vite dhe një medalje Olimpike në vitin 2024 në Paris.

Përveç Krasniqit, në Grand Slam të Parisit është duke luftuar për të artën xhudisti nga Kosova, Akil Gjakova.

Një tjetër xhudiste nga Spanja, Cristina Cabana Perez u mposht nga një xhudiste e Kosovës – Nora Gjakova. Gjakova tashmë do të luftojë për medaljen e bronztë, por në kategorinë e re për të, atë -63 kg.

KOK kishte njoftuar më 31.01.2025 se pas gjashtë muajsh, ekipi olimpik i xhudos rikthehet në gara dhe pikërisht në qytetin e Parisit, ku së fundi, në Lojërat Olimpike u stolisën me dy medalje.

Përveç Akil e Nora Gjakovës dhe Distria Krasniqit, në Paris kanë shkuar të garojnë edhe Erza Muminoviq në kategorinë -52 kg dhe Dardan Cena./Kallxo.com/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort