- Reklama -

AKI: Nuk ka vend për panik

Me shpërthimin e luftës në Ukrainë, është vërejtur një panik i shtuar edhe te qytetarët në Kosovë. E për këtë arsye gjatë të premtes, para Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ka raportuar drejtori Petrit Ajeti. Kryetarja e Komisionit, Ganimete Musliu, ka njoftuar qytetarët se nuk ka vend për panik dhe se gjendja e sigurisë në vend është stabile.

Lidhur me gjendjen e sigurisë në vend, gjatë të premtes, drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti, ka raportuar në Komisionin për Mbikëqyrjen e këtij institucioni.

- Reklama -

Pas përfundimit të raportimit, kryetarja e këtij komisioni, Ganimete Musliu, ka ftuar qytetarët që të mos bëjnë panik, pasi siguria kombëtare është stabile.

“Edhe në këtë drejtim diskutuam me drejtorin dhe mesazhi i tij dhe i imi si kryetare e komisionit dhe i gjithë komisionit është që të mos ndjellim. Gjendja është stabile dhe nuk kërcënohemi drejtpërdrejt nga ndonjë pasiguri. Dua që përmes juve t’i siguroj qytetarët e RKS-së se nuk ka vend për panik”, ka thënë ajo.

Ajo e ka quajtur shqetësuese situatën e panikut të qytetarëve për t’u furnizuar me rezerva në derivate dhe artikuj bazë.

Për çka ka kërkuar që të deklarohen edhe presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.

Ndërsa Policia Kufitare në Zubin Potokut njoftoi se mbrëmë në fshatin Bube patrulla policore në rrugë ka vërejtur të vendosura disa pengesa me drurë, të cilat ishin vendosur në rrugë me qëllim për të penguar qarkullimin e automjeteve.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësi të tjera patrulluese kufitare dhe kanë larguar pengesat. Policia thotë se është duke kryer hetime lidhur me rastin.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Dy raste të rënda në Arbanë dhe Grejkoc: I japin fund jetës një 36-vjeçar dhe një 43-vjeçare

Dy raste të ndara me pasojë vdekjen janë raportuar...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort