LAJME

AKB: Mbi një milion euro po shpenzojnë kosovarët për fundjavë në Greqi

AKB: Mbi një milion euro po shpenzojnë kosovarët për fundjavë në Greqi
TV Prizreni
TV Prizreni
12 Mars 2024, 17:37

Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Biznesit (AKB-së), ka thënë se që nga liberalizimi i vizave, nga shtetasit e Kosovës më së shumti po përfitojnë shtetet evropiane.

Sipas tij, mbi 2500 vizitorë në fundjavë kanë vizituar Selanikun dhe vendet e tjera të Greqisë.

“Greqia po bëhet vendi më i preferuar i kosovarëve për ta vizituar gjatë fundjavës, sidomos pas janarit të këtij viti. Mesatarisht në javët e kaluara kanë ikur mbi 2 500 vizitorë për vikend për ta vizituar Selanikun dhe vendet e tjera të Greqisë. Mesatarisht po shpenzojnë mbi një milion euro për konsume, sigurime të makinave dhe shoping, sipas një studimi të AKB-së”, thuhet në njoftimin e AKB-së.

Sipas njoftimit të AKB-së, vajtjen e tyre atje po e bëjnë të mundur organizimet e ndryshme me autobus nga disa kompani dhe agjenci turistike me oferta të lira nga Kosova për Selanik, për vetëm 8 euro për person.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika