LAJME

AKB-ja: Shuma prej 200 milion eurosh e vogël, bizneset duhet të mbështeten me 1 miliard euro

AKB-ja: Shuma prej 200 milion eurosh e vogël, bizneset duhet të mbështeten me 1 miliard euro
TV Prizreni
TV Prizreni
15 Janar 2021, 13:06

Aleanca Kosovare për Biznese vlerëson se 15 masat e Qeverisë për rimëkëmbje ekonomike është hap i mirë, por i vonuar.Drejtori i AKB-së, Agim Shahini thotë se vlera 200 milionë euro e ndarë nga Qeveria, është e vogël për krizën që janë duke u përballur bizneset dhe qytetarët e Kosovës.

“AKB gjatë vitit të kaluar por edhe tash ka vizituar shumë subjekte ekonomike e biznesore duke marr shënime dhe kërkesa nga terreni për gjendjen e vështirësuar prej pandemisë dhe masave bllokuese dhe mungesa e fondeve të kufizuar për të mbështetur ekonominë e cila në fund të prillit të viti të kaluar i patëm kërkuar Qeverisë një fond prej 500 milionë për rimëkëmbje”, shkroi Shahini na profilin e tij.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika