Sot kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj bashkë me kryeshefin ekzekutiv të KRU “Hidroregjionit Jugor” , Zenel Zenelaj, kanë përuruar ujësjellësin e ri në rrugën “Xhavit Sylaj” në Suharekë.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari aktual i Suharekës, Bali Muharremaj, përmes një video-incizimi në rrjetin social facebook.
Ai tha se kjo ishte kërkesë e kahmotshme e banorëve të kësaj rruge andaj sipas tij kjo ëndërr sot u realizua.
Fal KRU “ Hidroregjioni jugor” dhe kryetarit të komunës së Suharekës, Bali Muharremaj , është vënë në funksion ujësjellësi i ri.
Ndërsa kryeshefi ekzekutiv i kompanisë “Hidroregjionit Jugor” , Zenel Zenelaj, ka thënë se nga sot qyteti i Suharekës do të ketë 24 orë ujë të pijes dhe njëkohësisht ka apeluar tek qytetarët që mos ta keqpërdorin ujin e pijes.