Kompania ajrore shqiptare Air Albania ka njoftuar sot se tashmë ka nisur fluturimet nga aeroporti ndërkombëtar i Kukësit “Zayed” Flatrat e Veriut drejt Bazelit në Zvicër.
Air Albania nis fluturimet Kukës-Bazel

Fluturimet drejt Bazelit do të jenë të vlefshme dy herë në javë – të martën dhe të shtunën, sipas Air Albania. Kjo është një mundësi e mirë jo vetëm për diasporën shqiptare në Zvicër, Francë apo Gjermani, por edhe rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve.
“Jemi të lumtur të lajmërojmë se avioni i parë nga Bazeli drejt Kukësit u nis në fluturim para pak ditësh. Të pranishëm për ta dëshmuar këtë hap të rëndësishëm, ndër të tjerë, ishin CEO i Air Albania z. Sinan Dilek, ambasadori i Shqipërisë në Zvicër z. Ilir Gjoni, Drejtori i aeroportit të Kukësit z. Ridgers Mema dhe përfaqësues të lartë të aeroportit të Bazelit, znj. Monica Linder-Guarnaccia dhe z. Michael Schwyen, të cilët mikpritën 128 pasagjerët e fluturimit të parë”, ka thënë kompania në rrjetet sociale.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

