Agjencia për Informim dhe Privatësi iu ka bërë thirrje të gjitha institucioneve, mediave të shkruara dhe elektronike dhe qytetarëve të mos publikojnë lista me të dhënat personale të Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, deri në vendimin përfundimtar që nxjerrë nga organet e Drejtësisë.
“Agjencia, Agjencia për Informim dhe Privatësi, si autoriteti i vetëm i mandatar me Ligjin Nr.06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale për mbikëqyrjen e legjitimitetit të përpunimit të të dhënave personale, konstaton se publikimi i listave të cilat përmbajnë të dhëna personale që e identifikojnë subjektin e të dhënave në këtë fazë, pa pasur një vendim përfundimtar të organeve të drejtësisë, përbën shkelje të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, ka njoftuar AIP.
Agjencia thotë se institucionet përkatëse, të cilat i kanë përpunuar këto të dhëna duhet të ndërmarrin masat e nevojshme ligjore për të mos cenuar të dhënat e personale të individëve.





