Ish-nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti, thotë se shansi për liberalizimin e vizave është humbur me mosvotim të demarkacionit gjatë qeverisjes së koalicionit LDK-PDK dhe jo për shkak të imazhit të vendit tonë, siç e tha sot në Kuvend kryeministri Albin Kurti.
Ajo ka thënë se nuk është e vërtetë se nuk kemi liberalizim të vizave për shkak të imazhit.
“Shansin e liberalizimit e kemi humbur me mosvotim të demarkacionit gjatë qeverisjes së koalicionit LDK-PDK, kur na ofrohej që të futeshim në pako (për votim në BE) me Gjeorgjinë dhe Ukrainën dhe në këtë mënyrë detyroheshin edhe pesë shtetet mosnjohëse të na votonin. Votat e opozitës për demarkacion nuk ishin të nevojshme, ama të grupit kundërshtues brenda LDK ishin të domosdoshme.





