- Reklama -

Ahmeti, Qeverisë: Mbi 1 miliard euro gjenden në Bankën Qendrore – është koha për shpenzim

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë edhe një tjetër reagim lidhur me situatën e krijuar në Kosovë, nga epidemia e koronavirusit.

Ahmeti shkruan se ka paradoks të madh në gjendjen ekonomike në vend, që të cilat kanë pasoja marramendëse tek qytetarët.

- Reklama -

”Paradoksi më i madh i situatës në Kosovë që ka pasoja marramendëse tek ne!

Shteti/qeveria i/e Republikës së Kosovës i ka në bankë qendrore të mbledhura nga ATK e Doganat e të pashpenzuara sot më 18 Nëntor 2020 më shumë se 1 (miliardë) Euro.

Po, Po mirë e lexuat – 1 MILIARDË EURO!

Prej vendimeve që qeverisë së kaluar për ndalimin e Investimeve Kapitale e deri te moslëvizja e qeverisë së tanishme janë akumuluar fonde marramendëse. Kur teoria kryesore në krejt botën është e shpenzimeve e kërkesës agregate, ne kemi shkuar në drejtimin e kundërt me kursime”.

Sipas tij, për dallim nga veprimi global, Kosova ka marrë para nga ekonomia dhe po i mban në bankë.

”Krejt bota merr kredi për të futur kapital të shumë-nevojshëm në ekonomi, ne kemi marr para nga ekonomia dhe po i mbajmë në bankë. PRA, përveç krizës ne kemi marr nga qytetarët dhe nuk kemi gjet mënyrë me e kthy.

Ne s’paskemi nevojë as të kreditohemi as të shpikim shpenzime e transfere nga trusti. Vetëm gjysma e këtyre fondeve të kthehej në këtë periudhë përmes programeve kreative do të kishte ndikim të madh.

Nuk është koha për konzervatizëm e kontabilitet. Është koha për kreativitet e shpenzim”.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort