LAJME

Ahengjet me armë, MPB: 34 të arrestuar dhe 30 armë të konfiskuara në dy muaj

Ahengjet me armë, MPB: 34 të arrestuar dhe 30 armë të konfiskuara në dy muaj
TV Prizreni
TV Prizreni
18 Gusht 2025, 15:10

Gjatë muajve qershor dhe korrik 2025, Policia e Kosovës ka raportuar 30 incidente me të shtëna armësh gjatë ahengjeve, duke arrestuar 34 persona dhe konfiskuar dhjetëra armë e municione

Për të parandaluar tragjeditë, Ministria e Punëve të Brendshme, përmes një njoftimi, kërkon bashkëpunim të ngushtë me qytetarët.

“Gjatë muajit qershor-korrik 2025 lidhur me incidentet e të shtënave me armë në ahengje, Policia e Kosovës ka pranuar 30 raportime nga qytetarët, ka hapur 27 raste, ka konfiskuar 30 armë, ka konfiskuar 232 municione, dhe ka arrestuar 34 persona. Bashkëpunimi është thelbësor në parandalimin e tragjedive që mund të shkaktohen nga gjuajtjet me armë zjarri.

Raportoni për festime të lumtura e të sigurta:

  • TEL: 192
  • info@kosovopolice.com
  • Aplikacioni “Lajmero Policine”
  • Në stacionin më të afërt

Festo me zemër, jo me armë!”, shkruan në njoftimin e MPB-së.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika