- Reklama -

Agron Qalaj u rizgjodh ushtrues detyre i Kryeprokurorit të Shtetit

Agron Qalaj është rizgjedhur në pozitën e ushtruesi të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit në një mbledhje të jashtëzakonshme të mbajtur nga Këshilli Prokororial i Kosovës më 22.12.2025.

Me 5 vota për dhe vetëm një kundër (nga Dardan Vuniqi) ai është zgjedhur sërish në këtë pozitë.

- Reklama -

Ky votim erdhi pasi Besim Kelmendi ka dërguar një letër në KPK, ma anë të së cilës ka kërkuar lirimin nga detyra e u.d të Kryeprokurorit të Shtetit.

Kërkesa e Kelmendit është votuar në KPK me 6 vota për dhe asnjë kundër, po ashtu më 22.12.2025.

Kelmendi këtë pozitë e kishte ushtruar që nga 22.04.2022 deri më 22.12.2025.

Ai ishte shkarkuar më 20.11.2025 nga kjo pozitë me 5 vota për, derisa vetë i pesti ishte larguar nga ajo mbledhje.

Në po atë mbledhje ishte emëruar Agron Qalaj si U.d Kryeprokuror i ri.

Kelmendi rastin e kishte quar në Gjykatë Supreme dhe në Gjykatë në departamentin për çështje Administrative.

Emërimin e Qalajt në pozitën e Ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Supremja e kishte konsideruar si të kundërligjshëm.

Kjo gjykatë, më 16.12.2025 ka nxjerrë vendim me të cilin ka konstatuar se vendimi për shkarkimin e u.d Kryeprokurorit të Shtetit Besim Kelmendi me datë 20.11.2025 ishte i kundërligjshëm meqë nuk kishte kuorum.

Kelmendi kishte paraqitur padi në Gjykatën e Prishtinës përmes të cilës ka kërkuar që të vendoset masa e sigurisë nga Gjykata dhe i ka kërkuar Gjykatës që ta anulojë vendimin e KPK-së, që sipas tij, është i kundërligjshëm. Gjykata e Prishtinës- Departamenti për çështje administrative nuk kishte vendosur masë të sigurisë për këtë rast./KALLXO.com

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort