LAJME

AGK me telegram ngushëllimi për vdekjen e gazetarit Ramush Tahiri

AGK me telegram ngushëllimi për vdekjen e gazetarit Ramush Tahiri
TV Prizreni
TV Prizreni
14 Gusht 2021, 08:45

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka ngushëlluar për vdekjen e gazetarit dhe politikologut, Ramush Tahiri.“Me pikëllim të thellë kemi pranuar lajmin për vdekjen e gazetarit, Ramush Tahiri.Ai kishte punuar si gazetar në Gazeta Rilindja. Krahas profesionit të gazetarisë, Tahiri ishte edhe politolog, analist dhe këshilltar politik i ish-presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga”, thuhet në telegram.

AGK ka thënë se e vlerëson lart kontributin që Tahiri e ka dhënë për profesionin e gazetarisë.“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës u shpreh ngushëllime familjarëve, miqve dhe kolegëve të gazetarit, Ramush Tahiri”.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika