Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka reaguar ashpër ndaj sulmeve të vazhdueshme që kryeministri Albin Kurti dhe partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, kanë bërë ndaj mediave dhe gazetarëve gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 9 shkurtit.AGK përmes një reagimi ka thënë se gjuha denigruese e përdorur nga Kurti në tubimet zgjedhore dhe intervistat e tij publike përbën një presion të papranueshëm mbi punën e gazetarëve. Në një deklaratë të fundit, kryeministri ka akuzuar portalet si pjesë e një “Trekëndëshi të Bermudës që synon ta fundosë Kosovën”, duke i etiketuar ato si faktorë negativë në proceset demokratike.
AGK dënon sulmet e vazhdueshme të Kurtit dhe Vetëvendosjes ndaj mediave dhe gazetarëve

Përveç sulmeve verbale, AGK-ja ka ngritur shqetësimin për pengesat fizike të krijuara ndaj ekipeve të mediave në terren. Në disa raste, gazetarët e Klan Kosova dhe Nacionale janë penguar nga zyrtarë të Vetëvendosjes gjatë mbulimit të tubimeve elektorale, gjë që përbën një cenim të drejtpërdrejtë të lirisë së shtypit.Po ashtu, AGK-ja ka kritikuar bojkotin e Vetëvendosjes ndaj tre televizioneve kombëtare, duke theksuar se një veprim i tillë kufizon transparencën dhe shmang llogaridhënien ndaj publikut. “Mediat kanë obligim ligjor dhe etik për të informuar qytetarët në mënyrë të barabartë mbi premtimet dhe programet e të gjitha partive politike”, thuhet në reagimin e AGK-së.
Asociacioni ka bërë thirrje për ndalimin e menjëhershëm të këtyre sulmeve dhe garantimin e një mjedisi të sigurt për gazetarët, veçanërisht në një periudhë kyçe siç është fushata zgjedhore.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Sveçla dhe Peci përkujtojnë me homazhe 22-vjetorin e ngjarjes tragjike të mbytjes së tre fëmijëve shqiptarë në lumin Ibër

Haxhiu priti në takim shefen e Zyrës së KE-së në Kosovë, diskutuan për zhvillimet politike në vend

Izraeli thotë se ka vrarë shefin e sigurisë së Iranit

