Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës ka paralajmëruar mbi rrezikun nga përhapja e zjarreve në natyrë.
Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit njofton për rrezikun e përhapjes së zjarreve

Sipas Agjencionit, zjarret jo vetëm se përbejnë rrezik për jetën dhe pronën e njerëzve, por dëmtojë rëndë edhe natyrën, pyjet, florën dhe faunën.
“Ju lutemi të jeni të kujdesshëm: mos ndizni zjarre në vende publike, pyje apo afër zonave të thata, mos hidhni cigare të ndezura në natyrë, mos digjni mbeturina apo materiale të tjera në ambiente të hapura”, thuhet në njoftimin e AMMK-së.
Ky është njoftimi i plotë:
Njoftim i Rëndësishëm – Kujdes nga Zjarret në Stinën e Verës!
Me ardhjen e stinës së verës dhe rritjen e temperaturave të larta, rreziku për përhapjen e zjarreve në natyrë shtohet ndjeshëm. Zjarret jo vetëm që përbëjnë rrezik për jetën dhe pronën e njerëzve, por dëmtojnë rëndë natyrën, pyjet, florën dhe faunën – pasuri të çmuara të shtetit tonë.
Ju lutemi të jeni të kujdesshëm:
Mos ndizni zjarre në vende publike, pyje apo afër zonave të thata.
Mos hidhni cigare të ndezura në natyrë.
Mos digjni mbeturina apo materiale të tjera në ambiente të hapura.
Njoftoni menjëherë autoritetet në rast se shihni tym apo zjarr pa pagesë në çdo kohë (24/7) në këta numra:
Qendra Operative Emergjente – 112
Raportimi i gjelbër / MMPHI – (0) 800-00013
Shërbimi Zjarrfikës – 193
Policia e Kosovës – 192
Të kontribuojmë të gjithë në mbrojtjen e natyrës.
Kujdesi ynë sot, është siguria dhe pasuria jonë për nesër.
Zjarrëvëniet janë të sanksionuara me ligj si vepra penale!
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

