Agjencia për Informim dhe Privatësi u ka kërkuar partive politike për mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e datës 9 shkurt 2025.Në vitet e fundit, AIP-ja ka pranuar ankesa nga qytetarët ndaj partive politike për përdorimin e të dhënave personale në mënyrë të paautorizuar.
Agjencia për Informim dhe Privatësi kërkon nga partitë politike të mbrojnë të dhënat personale të qytetarëve gjatë fushatës

“Në mbikëqyrje të zbatimit të ligjit, përkatësisht mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve, Agjencia për Informim dhe Privatësi në vitet e fundit ka pranuar ankesa të adresuara nga qytetarët ndaj partive politike për përdorimin e të dhënave personale të qytetarëve në mënyrë të paautorizuar, duke aplikuar marketingun e drejtpërdrejtë, të cilat raste, janë trajtuar përkitazi me ligjin”, thuhet në njoftim.Madje, AIP kërkon nga partitë politike zbatimin e detyrimeve ligjore, duke mos ekspozuar të dhënat personale nëpërmjet postës elektronike.
“Për të siguruar zbatimin e ligjit, për mbrojtjen e të dhënave personale dhe njëkohësisht për të shmangur çdo veprim të Agjencisë kundrejt Partive Politike dhe subjekteve të përfshira në procesin e fushatës elektorale, Agjencia kërkon nga Partitë Politike zbatimin e detyrimeve ligjore për mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve duke mos ekspozuar të dhënat personale gjatë komunikimit nëpërmjet postës elektronike (e-mail), mesazhet (SMS) dhe thirrjet telefonike, pa pëlqim paraprak”, thuhet tutje në njoftim.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

