- Reklama -

Agjencia për Emergjencat rrit nivelin e gatishmërisë pas përmbytjeve në Kosovë

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka reaguar pas situatës emergjente të krijuar në vend me përmbytjet pas reshjeve të dendura të shiut.Me anë të një postimi në Facebook, Veliu ka thënë se ka kërkuar nga Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave ngritjen e nivelit të Gatishmërisë në nivel Kombëtar.

“Ministria e Punëve të Brendshme, përmes AME-së, me vëmendje të shtuar po e përcjellë gjendjen aktuale të vërshimeve të pjesshme si pasojë e reshjeve të shiut”, ka shkruar ai.

- Reklama -

Veliu ka thënë se vërshime ka pasur në komunën e Gjakovës, Malishevës, Rahovecit, Drenasit dhe Suharekës.Postimi i plotë:
Bazuar në vlerësimin e përgjithshëm të gjendjes në terren, sot kam kërkuar nga Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave (AME) ngritjen e nivelit të Gatishmërisë në Nivel Kombëtar.

Ministria e Punëve të Brendshme, përmes AME-së, me vëmendje të shtuar po e përcjellë gjendjen aktuale të vërshimeve të pjesshme si pasojë e reshjeve të shiut.Deri më tani në Komunën e Gjakovës, Malishevës, Rahovecit, Drenasit dhe Suharekës ka pasur vërshime të pjesshme, derisa ekipet e AME-së janë në terren duke vepruar sipas nevojës dhe rrethanave.Në komunat tjera situata momentalisht është e qetë dhe nën kontroll.AME do të koordinojë të gjitha veprimet operacionale me shtabet komunale, për të ndërhyrë aty ku është e nevojshme, por edhe për t’i ndihmuar këto shtabe si me personel ashtu edhe me mjete.MPB do të informoi qytetarët në rast të përkeqësimit të gjendjes aktuale.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort