- Reklama -

Agjencia e Mjedisit kërkon marrjen e masave për parandalim të zjarreve në deponitë e mbeturinave

Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit e Kosovës ka bërë thirrje për marrjen e masave të menjëhershme për parandalimin e zjarreve në deponitë urbane të mbeturinave.

Në thirrjen Agjencisë thuhet se me rritjen e temperaturave gjatë muajve të verës, rreziku për shpërthimin e zjarreve në deponitë e mbeturinave është shumë i lartë.

- Reklama -

“Bëjmë apel të fuqishëm për marrjen e masave të menjëhershme parandaluese nga të gjitha institucionet përgjegjëse”, thuhet në thirrjen e postuar në Facebook.

Tutje thuhet se zjarret në deponi përbëjnë rrezik serioz për shëndetin e qytetarëve dhe mjedisin.

Në këtë drejtim thuhet se duhet të veprojnë komunat dhe autoritetet lokale, operatorët e menaxhimit të mbeturinave, e veçanërisht menaxherët e deponive komunale.

Masat që kërkohen sipas Agjencisë janë, inspektime dhe monitorim i shtuar për të identifikuar vatrat e mundshme të zjarrit, vendosje e rojeve dhe patrullimeve, sidomos gjatë orëve me rrezik të lartë (mesditë, pasdite), krijimi i brezave të pastruar përreth deponive, për të parandaluar përhapjen e flakëve, sigurimi i mjeteve për ndërhyrje të shpejtë, përfshirë ujë dhe pajisje zjarrfikëse, sensibilizimi i qytetarëve për të shmangur hedhjen e materialeve të ndezura apo të rrezikshme pranë deponive dhe vendosja e rezervuarëve me ujë dhe mjeteve profesionale brenda perimetrit të deponive.

Sipas Agjencisë pasojat nga djegia e mbeturinave urbane janë ndotja e ajrit nga gazrat toksikë (CO₂, SO₂, NOx, PM10, PM2.5, dioksina dhe furane), ndotja e ujit dhe tokës nga metalet e rënda që rrjedhin nga hiri i djegur e ndikimi negativ në biodiversitet.

Ndërkohë pasojat për shëndetin e qytetarvëe thuhet se mund te jenë sëmundje të frymëmarrjes (astmë, bronkit, sëmundje kronike), probleme kardiovaskulare (infarkte, goditje në tru). rrezik për kancer nga ekspozimi ndaj dioksinave dhe substancave kancerogjene, dëme në sistemin nervor, veçanërisht te fëmijët e çrregullime hormonale dhe probleme në sistemin riprodhues.

Agjencia u ka bërë thirrje qytetarëve që të ndihmojnë në mbrojtjen e jetës dhe mjedisit.

“Nëse shihni ndonjë vatër zjarri ose tym të dyshimtë afër ndonjë deponie, raportoni menjëherë duke telefonuar shërbimi Zjarrfikës – 193, Qendrën Operative Emergjente – 112, raportimi i gjelbër / MMPHI – (0) 800-00013, Policia e Kosovës – 192”, thuhet në njoftim.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort