Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, thotë se vendimi i sotëm i MPB-së për vendosje të reciprocitetit ndaj Serbisë për targat është zbatim i vendimit që e kishte nënshkruar vetë sa ushtronte këtë pozitë para një viti.
“Vendimi i sotëm i MPB për vendosje të reciprocitetit ndaj Serbisë sa i përket targave të automjeteve është zbatim i vendimit, të cilin në cilësinë e Ministrit të Punëve të Brendshme e kam nënshkruar më 17.09.2020, për shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ Nr.02/2018 për Regjistrimin e Automjeteve me Targa KS”.
Veliu mes tjerash thotë se ky vendim vjen si rezultat i Marrëveshjes së nënshkruar në Bruksel më 14 shtator 2016, njofton Klankosova.tv.





