Sot gjatë ditës deputet e Lëvizjes Vetëvendosje po regjistrohen në Kuvendin e Kosovës.
Agim Bahtiri dhe Hekuran Murati të bindur se do të formohet qeveria e re: Sa më shumë vota aq më mirë

Pas Agim Bahtirit, edhe deputeti tjetër i VV-së, Hekuran Murati është shprehur i bindur se partia ku ai bën pjesë do ta formojë qeverinë e re.
Ai ka thënë se janë të përgatitur për 15 prillin, data kur dhe do të mbahet seanca konstituive, ndërsa s’pranoi të përgjigjej nëse ishin përgatitur për ndonjë koalicion.“Patjetër që po, sipas Kushtetutës, me vota të deputetëve të Kuvendit. Për të gjitha këto (koalicionet me parti të tjera), edhe siç thashë më herët është çështje e subjektit, pra Vetëvendosjes. Patjetër që do t’i kemi votat. 61 vota i kërkon Kushtetua, por sa më shumë sa më mirë”, tha Murati para gazetarëve.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

