Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, e ka adresuar mundësinë e emërimit të një trajneri kosovar në krye të Kosovës.
“Secili e ka të drejtën e kandidimit, por gjithsesi duke i plotësuar kriteret dhe duke e njohur veten. Secili duhet ta njohë veten sepse nuk është dështimi nuk jemi në pozicion më me provu gjëra. Tash jemi në atë pozicion që me ditë se çfarë duam në secilin trajner që bëhet”, ka thënë Ademi në Ora 7 të Klan Kosovës.
“Ëndërr e jona është ta bëjmë një trajner kualitativ vendor. Për të gjitha gjanat, ne po mundohemi me çdo kusht ligës vendore, trajnerëve edhe krejt me edukim dhe të gjitha, por te puna e ekipit A nacional, është drejt për së drejti prezantim i shtetit në nivelin ma të lartë.





