LAJME

Agim Ademi dërgohet në arrest shtëpiak

Agim Ademi dërgohet në arrest shtëpiak
TV Prizreni
TV Prizreni
23 Mars 2023, 14:09

Gjykata Themelore e Prishtinës të enjten ka vendosur që kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, t’i caktohet masa e arrestit shtëpiak për një muaj.

Ademi në Gjykatë u shoqërua me ambulancë.

Të mërkurën, atij iu caktua masa e ndalimit për 48 orë. Ai dyshohet për keqpërdorim të buxhetit në FFK.

Por natën e kaloi në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore.

Agim Ademi ditë më parë u lirua nga akuzat për një rast të ndodhur shumë vjet më parë e që nuk ishte i lidhur me futbollin.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika