Remitencat e diasporës këtë vit janë rritur për afro 20 për qind krahasuar me vitin e kaluar, duke arritur në afro një miliard, ka njoftuar Banka Qendrore e Kosovës. Sipas guvernatorit, kjo është një prej disa arsyeve pse Kosova ka shënuar edhe rritje ekonomike.
Për dhjetë muaj, remitencat e diasporës kanë mbërritur në një miliard euro. Sipas guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës, kjo ka ndikuar edhe në rritjen e importit.
“Gjithashtu rritje kemi edhe te remitancat, të cilat kanë arritur vlerën 956 milionë euro apo me një rritje vjetore prej 20 për qind. Kjo bëri që të rriten edhe kërkesat e brendshme dhe njëkohësisht të rritet importi, ku importi me të dhënat e fundit që kemi në dispozicion shënoi vlerën 4.2 miliardë euro, ose një rritje vjetore 42.5 për qind. Në anën tjetër, eksporti i mallrave arriti në 684 milionë euro ose me një rritje prej 60 për qind”, ka thënë Fehmi Mehmeti, guvernator i Bankës Qendrore të Kosovës.





